Shqiptarët në Britani protestojnë kundër Ramës, nisen me autokolonë për në Tiranë

Shqiptarët në Britani protestojnë kundër Ramës, nisen me autokolonë për në Tiranë

Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvilluar dje një protestë kundër qeverisë shqiptare, për të denoncuar korrupsionin dhe politikat që, sipas tyre, kanë nxitur largimin e të rinjve nga Shqipëria. Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë së Edi Ramës, shqiptarët në Britani kanë shprehur mbështetjen për protestat që vijojnë në Tiranë prej tre muajsh, sio dhe kanë paralajmëruar një mobilizim të drejtpërdrejtë për protestën kombëtare të 12 shtatorit. Pjesë e këtij mobilizimi është edhe nisja e një autokolone automjetesh nga Anglia drejt Shqipërisë. Automjetet pritet të përshkojnë disa vende europiane përpara se të mbërrijnë në Tiranë, ku pjesëmarrësit do t’i bashkohen protestës së 12 shtatorit. Mobilizimi i diasporës vjen në një kohe kur protesta në Shqipëri ka hyrë në ditën e 100-të, ndërsa organizatorët...