Shqipëria siguron “play off”-in, por synon Ligën B. Barazimi ndaj Bjellorusisë garanton kreun e grupit

Shqipëria siguron “play off”-in, por synon Ligën B. Barazimi ndaj Bjellorusisë garanton kreun e grupit

Fitorja 2-0 ndaj Finlandës ka zgjidhur një pjesë të rëndësishme të llogarive të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë siguruar matematikisht përfundimin në dy vendet e para të Grupit 1 dhe, rrjedhimisht, një mundësi për ngjitjen në Ligën B përmes fazës “play-off”. Megjithatë, objektivi i Maran dhe skuadrës kuqezi është edhe më i madh: vendi i parë, i cili mund të sigurohet me një barazim në përballjen vendimtare ndaj Bjellorusisë. Triumfi në “Air Albania” e ka vendosur Shqipërinë në kuotën e 12 pikëve pas 5 ndeshjeve, me 4 fitore dhe një humbje. Kuqezinjtë kanë shënuar 10 gola dhe kanë pësuar vetëm 3, duke regjistruar një golavarazh pozitiv prej +7. Bjellorusia renditet e dyta me 10 pikë, ndërsa Finlanda mbetet në vendin e tretë me 7...