Shqipëria shfrytëzon dobët ujin, krijon vetëm 26.3% të vlerës ekonomike të BE-së
Shqipëria shfrytëzon dobët ujin, krijon vetëm 26.3% të vlerës ekonomike të BE-së Shqipëria krijon vetëm rreth 26.3% të vlerës ekonomike që gjeneron mesatarisht Bashkimi Evropian nga çdo njësi uji të marrë, duke treguar se përdorimi ekonomik i burimeve ujore mbetet një nga dobësitë e tranzicionit të gjelbër të vendit. Megjithëse rezultati është përmirësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, hendeku me BE-në mbetet i madh, sipas Raportit të Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026. OECD e mat produktivitetin e ujit si vlerën e PBB-së që një ekonomi gjeneron për çdo metër kub ujë të ëmbël të marrë. Sa më i lartë ky tregues, aq më shumë aktivitet ekonomik prodhohet me të njëjtën sasi burimesh ujore. Në Shqipëri, rezultati relativ ndaj BE-së është rritur nga vetëm 15.3%...
Burimi:
sot.com.al