Shqipëria po na merr një talent të sulmit – Balkanweb.com – News24
Mediat zvicerane kanë ngritur përsëri alarmin se Shqipëria po synon t’i rrëmbejë Zvicrës një nga talentet më premtues të futbollit në vend. Futbollisti i U17 të Araut, Osman Ismaili, ka shënuar 3 gola në 4 ndeshjet e para dhe sipas mediave zvicerane, FSHF është vënë në lëvizje të bindë talentin e ri të veshë fanellën kuqezi. Kjo do të thotë se po bëhen gati procedurat për pajisjen e tij të shpejtë me pasaportën shqiptare, pasi mendohet se lojtari në fjalë do të mund të bëjë mirë në të ardhmen. “Zvicra rrezikon të humbasë një talent premtues”, shkruan “4-4-2.ch”, që kujton se si ai ka luajtur me Zvicrën U16 në maj në dy miqësore, ndërsa në muajin prill, kishte veshur edhe fanellën e Maqedonisë së Veriut...
Burimi:
gijotina.com