Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria po vijon përgatitjet për një prej ngjarjeve më të rëndësishme të futbollit europian që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2027. Shqipëria do të jetë bashkëorganizatore e Kampionatit Europian U-21, një turne që do të sjellë në vendin tonë talentet më të spikatura të futbollit europian dhe një numër të konsiderueshëm ndeshjesh ndërkombëtare. Në kuadër të përgatitjeve për këtë event madhor, një delegacion i UEFA-s ndodhet këto ditë në Shqipëri për një vizitë inspektuese në stadiumet që do të presin ndeshjet e kampionatit. Vizita synon të vlerësojë nga afër infrastrukturën dhe kushtet e stadiumeve pritëse, si edhe të vijojë koordinimin për përgatitjet që do të nevojiten në prag të turneut. Delegacioni i UEFA-s kryesohet nga Guillaume Poisson, Shefi i Operacioneve të Turneve...