Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për njohjen e kualifikimeve profesionale, ja 7 objektivat që synohen

Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për njohjen e kualifikimeve profesionale, ja 7 objektivat që synohen

Ministria e Arsimit ka përgatitur projektligjin “Për njohjen e kualifikimeve profesionale të fituara në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Zonës Ekonomike Evropiane dhe Konfederatës së Zvicrës, si dhe për vlerësimin e proporcionalitetit të rregullave për aksesin dhe ushtrimin e profesioneve të rregulluara në Republikën e Shqipërisë”. Iniciativa ligjore synon përafrimin e kuadrit rregullator vendas me Direktivat e Bashkimit Evropian (2005/36/KE dhe 2018/958), duke përmbushur detyrimet e përcaktuara në nenin 70 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe Kapitullin 3 të acquis communautaire. Rregullat e reja për lëvizjen e lirë të profesionistëve Projektligji, i cili përbëhet nga 102 nene të ndara në 8 tituj, normon procedurat për njohjen e kualifikimeve profesionale si për ofrimin e përkohshëm të shërbimeve, ashtu edhe për vendosjen e përhershme të profesionistëve në...