Shqipëria për herë të parë në ProWine Shanghai, verërat shqiptare sigurojnë rreth 120 kontakte biznesi

Shqipëria për herë të parë në ProWine Shanghai, verërat shqiptare sigurojnë rreth 120 kontakte biznesi

Shqipëria u prezantua për herë të parë me pavion kombëtar në ProWine Shanghai 2026, një nga panairet më të mëdha të verës në Azi. Panairi u mbajt nga 10 deri më 12 nëntor në Shanghai, me pjesëmarrjen e Pavionit Shqiptar të organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Gjashtë kantina shqiptare shfaqën verërat e tyre në tregun kinez: Arbëri, Arianiti, Belba, Caco, Enofama dhe Kantina Familjare Shehi. Pjesëmarrja u karakterizua nga interes i lartë i vizitorëve, me qindra degustime të verërave shqiptare dhe rreth 120 kontakte biznesi të realizuara gjatë tri ditëve të panairit, ku 40 prej tyre u cilësuan nga vetë kantinat si kontakte me potencial real për marrëveshje eksporti, me fokus kryesor Kinën dhe tregjet e tjera aziatike. Një vlerësim për...