Shqipëria nën flakë, 4 vatra aktive, dhjetëra hektarë pyje të djegura, në terren qindra forca
Situata e zjarreve në vend vijon të mbetet problematike në disa zona, ndërsa autoritetet raportojnë 20 vatra zjarri të evidentuara në territor. Katër vatra vijojnë të jenë aktive, tre janë nën mbikëqyrje, ndërsa tre të tjera janë shuar plotësisht. Në terren janë angazhuar 183 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 80 forca ushtarake dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Situata më problematike paraqitet në Dajt–Qafë Priskë, ku zjarri vijon, por aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në Vajkal të Bulqizës, flakët kanë përshkuar më shumë se 13 hektarë, ndërsa në Lundër të Matit janë djegur rreth 90 deri në 100 hektarë pyll. Operacioni në këtë zonë po mbështetet edhe nga një helikopter. Aktive mbetet edhe vatra në Mallunxë të Matit,...
Burimi:
ntv.al