Shqipëria në flakë/ 22 vatra zjarri, 12 ende aktive, beteja për shuarjen vazhdon
12 vatra zjarri mbeten aktive në vend, ndërsa qindra forca po vijojnë operacionet në terren për të vënë flakët nën kontroll. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) bën të ditur se gjatë ditës së sotme janë raportuar gjithsej 22 vatra, prej të cilave 12 aktive, 9 nën mbikëqyrje dhe një e shuar. Operacionet kanë angazhuar 498 forca vendore dhe lokale, si dhe 314 efektivë të Forcave të Armatosura. Strukturat në terren po përdorin mjete zjarrfikëse dhe mbështetëse, autoambulanca dhe dronë, ndërsa nga ajri janë zhvilluar katër operacione me helikopterë. Një nga vatrat aktive ndodhet në Malin e Dajtit, në Tiranë, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre. Në operacion marrin pjesë zjarrfikës, forca të ADM-së dhe të Forcave të Armatosura, ndërsa ndërhyrja...
Burimi:
ntv.al