SHQIPERIA NE EUROPE PARA 2030/ EURODEPUTETI: KILOMETRAT E FUNDIT TE MARATONES

SHQIPERIA NE EUROPE PARA 2030/ EURODEPUTETI: KILOMETRAT E FUNDIT TE MARATONES

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, e sheh anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian përpara fundit të kësaj dekade si një objektiv të realizueshëm. Në një deklaratë, eurodeputeti austriak vlerëson përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit, duke veçuar veçanërisht reformën në drejtësi. “Shumë nga pengesat kryesore në rrugën drejt anëtarësimit tashmë janë hequr dhe përparimi i Shqipërisë, veçanërisht në reformën në drejtësi, mund të shërbejë si shembull për vendet e tjera kandidate. Për këtë arsye, e shoh anëtarësimin në BE përpara fundit të kësaj dekade si një perspektivë realiste”, deklaroi Schieder. Megjithatë, sipas tij, faza përfundimtare e procesit nuk duhet parë si një sprint, por si “kilometrat e fundit të një maratone”. Në këtë fazë, Shqipërisë i mbetet punë për forcimin e...