‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve

‘Shqipëria ndodhet nën diktaturë’/ Gazeta franceze: Përçmimi i Ramës dhe dhuna policore ndezin revoltën e të rinjve

Pas muajsh mobilizimi paqësor qytetar, protesta kaloi javën e kaluar, në Tiranë, në përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policëve. Studentët denoncojnë përçmimin e kryeministrit, Edi Rama, dhe tani kërkojnë largimin e tij. Nga Louis Seiller, LIBERATION “Mos na shkatërroni: ne jemi në protestë”. Në Rrugën e Durrësit, arteria kryesore që të çon drejt sheshit qendror të Tiranës, pothuajse të gjithë tregtarët i kanë ulur qepenat e tyre prej hekuri, duke ngjitur mbi ta afishe të improvizuara për t’u lutur protestuesve që t’i kursejnë dyqanet e tyre. Në lagje, të gjithë semaforët janë shkatërruar dhe trotuaret janë zhveshur pjesërisht nga pllakat e gurit. Ditët e fundit, shumë prej tyre kanë fluturuar në drejtim të Ministrisë së Arsimit, që ndodhet fare pranë. Xhama të thyer, kabinë...