Shqipëria mirëpret Seminarin Teknik të ISSA-s për forcimin e shërbimeve të pensioneve, Ibrahimaj: Jemi duke punuar për reformën e re dhe modernizimin
Tirana priti më 16-17 shtator Seminarin Teknik të Rrjetit Evropian të Shoqatës Ndërkombëtare të Sigurimeve Shoqërore (ISSA European Network – IEN), me temë “Strengthening services in pension schemes – Meeting the needs of older persons”. Seminari mblodhi përfaqësues nga institucionet e sigurimeve shoqërore të Holandës, Gjermanisë, Suedisë, Sllovakisë, Greqisë, Polonisë, Çekisë, Turqisë dhe vendeve të tjera evropiane. Në aktivitet morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i ISSA-s, Marcelo Abi-Ramia Caetano, Presidenti i Rrjetit Evropian të ISSA-s, Yunus Elitaş, si dhe drejtues e ekspertë të fushës. Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, falënderoi ISSA-n për zgjedhjen e Tiranës dhe theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave ndërkombëtare në një moment kur Shqipëria po punon për reformën e re të pensioneve. “Gjatë këtyre...
Burimi:
javanews.al