Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi se konkurrentët e tyre në rajon, si pasojë e varësisë së madhe nga inputet e importuara, mbështetjes së ulët financiare nga shteti, mungesës së fuqisë punëtore dhe dobësive në infrastrukturën bujqësore. Kombinimi i këtyre faktorëve e bën prodhimin vendas më të shtrenjtë dhe dobëson konkurrueshmërinë e tij përballë produkteve që vijnë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas raporteve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), fermerët e vegjël në rajon, veçanërisht ata në Shqipëri, shpenzojnë mesatarisht rreth 28% të vlerës së përgjithshme të prodhimit vetëm për blerjen e farërave, plehrave kimike dhe pesticideve. Pjesa më e madhe e këtyre inputeve sigurohet nga importi, ndaj kostot...