Shqipëria kërkon goleadën ndaj San Marinos, gjykon arbitri hungarez
Shqipëria përballet me San Marinon në Nations League, në takimin që do luhet te martën në orën 20.45. Së fundmi, është përcaktuar edhe trupa e arbitrimit që do të vendosë drejtësi në sfidën që luhet në transfertë. Ndeshja do të gjykohet nga hungarezi Mihaly Kapraly. Ai do të ketë ndihmën e Balazs Buzas dhe Peter Kobor. Në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar Marcell Derdak, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Tamas Bognar, gjithashtu nga Hungaria. Kujtojmë që në ndeshjen e parë të edicionit, Shqipëria mundi 2-0 Bjellorusinë.
Burimi:
gijotina.com