Shqipëria kërkon fitoren e dytë/ Gjimshiti: Përqendrimi duhet të jetë maksimal
Kombëtarja shqiptare e futbollit është gati për ndeshjen e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, teksa pas fitores ndaj Bjellorusisë, kuqezinjtë synojnë të marrin një tjetër rezultat pozitiv në transfertën ndaj San Marinos. Skuadra shqiptare përfundoi përgatitjet në Tiranë paraditen e së hënës dhe më pas udhëtoi drejt San Marinos. Në konferencën zyrtare për shtyp, kapiteni Berat Gjimshiti theksoi nevojën për përqendrim maksimal, pavarësisht diferencave në letër mes dy skuadrave. Sipas Gjimshitit, ndeshja nuk duhet konsideruar e lehtë dhe Shqipëria duhet të ruajë të njëjtin seriozitet të treguar në sfidën e parë. Kapiteni kuqezi tha se objektivi i skuadrës është vendi i parë në grup dhe nënvizoi rëndësinë e lojës kolektive gjatë gjithë 90 minutave. Gjimshiti u shpreh gjithashtu se Liga e...
Burimi:
ntv.al