Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit, biznesmeni synon lirinë dhe qëndrimin në Francë

Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit, biznesmeni synon lirinë dhe qëndrimin në Francë

Ermal Beqiri TIRANË-Mediat franceze kanë ndarë detaje lidhur me procesin gjyqësor të biznesmenit Ermal Beqiri në Amiens. Beqiri, i cili ndodhet në qelitë e parabugimit në Francë dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare, ka kërkuar sërish lirimin e tij përpara dhomës së hetimeve të Gjykatës së Apelit. Vendimi për kërkesën e tij pritet të jepet të premten (23 tetor). Në artikullin e gazetës Courrier Picard thuhet se biznesmeni shqiptar kërkon të qëndrojë në Francë. Avokati i tij, Nicolas Paganelli, është shprehur se: “Zoti Beqiri duke qenë se e dinte se kërkohej nga autoritetet shqiptare, nuk është larguar nga banesa e tij dhe është vënë në dispozicion të drejtësisë franceze. Nuk ka asnjë arsye që të jetë në burg sot.” Mbrojtja ka kërkuar që Beqiri të vendoset nën mbikëqyrje...