Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut synojnë nominimin e Prespës në UNESCO

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut synojnë nominimin e Prespës në UNESCO

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut synojnë të avancojnë kandidaturën e përbashkët për nominimin e rajonit të Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Nisma u diskutua nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, gjatë takimit me ambasadoren e re të Greqisë në Shqipëri, Lambrini Komini. Gonxhja bëri të ditur se Shqipëria e mirëpret nismën e propozuar nga Ministria e Kulturës e Greqisë dhe shprehu gatishmërinë për ta çuar përpara procesin në bashkëpunim me dy vendet e tjera. Sipas ministrit, kandidatura e përbashkët për Prespën shkon përtej një nominimi në UNESCO. “Impakti shkon shumë përtej vetë nominimit. Kjo do të thotë më shumë vëmendje ndërkombëtare për Prespën, më shumë mundësi për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, zhvillim të qëndrueshëm,...