Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Pak orë përpara ndeshjes mes Finlandës dhe Shqipërisë, e cila do të jetë e vlefshme për Ligën C, Grupin 1 të Nations League, komisari teknik kuqezi mësohet se ka vendosur se cilët do të jenë tri lojtarët që do të dërgohen në trubunë. Sina, Kerjota dhe Qefalija janë zgjedhjet teknike të trajnerit Rolando Maran për të përfunduar në tribunë, ndërsa në dispozicion të listës me 23 lojtarë rikthehen Klisman Cake, Feta Fetai dhe Naser Aliji. Luis Hasa është larguar prej orësh nga grumbullimi për shkak të temperaturës së lartë që po kalonte. Sa i përket formacionit në këtë ndeshje Maran pritet që të ndryshojë shumë krahasuar me atë që aktivizoi në San Marino. Ndryshimi i parë nis nga porta ku Berisha pritet që të marrë...