“Shqipëria është krenari”! Trajneri Maran flet para ndeshjes me Bjellorusinë: I kam parë ndeshjet me video, koha të flasim në fushë

“Shqipëria është krenari”! Trajneri Maran flet para ndeshjes me Bjellorusinë: I kam parë ndeshjet me video, koha të flasim në fushë

Trajneri i Kombëtares, Roland Maran, dhe kapiteni Berat Gjimshiti dolën sot në konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes Shqipëri–Bjellorusi, që do të luhet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Tekniku kuqezi vlerësoi Bjellorusinë si një skuadër kompakte dhe të fortë, por theksoi se Shqipëria është përgatitur mirë dhe se grupi ka gjetur stimujt e duhur për këtë sfidë. Maran nënvizoi rëndësinë e përqendrimit, ekuilibrit dhe aftësisë për të interpretuar siç duhet momentet e ndryshme të ndeshjes, duke shprehur besimin te gatishmëria e skuadrës për të dhënë maksimumin. Bjellorusia? – Bjellorusia është skuadër shumë kompakte dhe e fortë, ka bërë një rrugëtim të mirë dhe kemi shumë respekt për këtë skuadër. Por përtej kësaj, dua të ndalem te ekipi im që është përgatitur...