“Shqipëria e Re” duhet të hyjë në fletën e votimit, përpara se të shuhet në Bulevard

“Shqipëria e Re” duhet të hyjë në fletën e votimit, përpara se të shuhet në Bulevard

Nga Spiten Prulli- Pse protesta qytetare në Bulevard po humbet pjesëmarrës? Nëse krahasimi me tubimet e para konfirmon këtë tkurrje, organizatorët duhet ta kërkojnë përgjigjen edhe te strategjia e tyre. Qytetarët mund të dalin në shesh nga zemërimi, por për të qëndruar kërkojnë një perspektivë. Duan të kuptojnë se ku po shkon sakrifica e tyre dhe çfarë do të prodhojë ajo. Një protestë mund të zgjojë shoqërinë, të vendosë pushtetin nën presion dhe të detyrojë institucionet të reagojnë. Por kur kërkon ndryshimin e të gjithë sistemit politik, duhet të tregojë edhe rrugën drejt këtij ndryshimi. Marshimi i përnatshëm nuk mund ta zëvendësojë pafundësisht këtë përgjigje. Njerëzit lodhen kur u kërkohet të përsërisin të njëjtin veprim, ndërsa rezultati mbetet i paqartë. Kanë punë, familje, shpenzime dhe...