Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale
Shqipëria mbetet ndër vendet që shpenzojnë më pak për mbrojtjen sociale në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë. Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet për mbrojtjen sociale në Shqipëri përbëjnë vetëm 11.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), kundrejt mesatares prej 27.5% në Bashkimin Europian. Kjo renditja tregon se Shqipëria ndan më pak se vendet e tjera europiane nga ekonomia e saj për shtresat në nevojë. Në raport me madhësinë e ekonomisë, Shqipëria shpenzon për mbrojtjen sociale sa 41% e mesatares europiane, ndërsa pesha e këtyre shpenzimeve në BE është rreth 2.4 herë më e lartë. Shqipëria renditet e parafundit ndër 36 vendet e përfshira në krahasimin e Eurostat, dukë lënë pas vetëm Turqisë, ku shpenzimet për mbrojtjen sociale janë sa 10.9% e PBB-së. Hendeku...
Burimi:
sot.com.al