Shqipëria blen, por shet pak! Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%
Gushti është muaji kulmor i verës, kur turizmi është në pikun e tij dhe kërkesa për mallra e shërbime rritet ndjeshëm. Por të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se kjo kërkesë po ushqen më shumë importet sesa eksportet shqiptare. Në gusht Shqipëria eksportoi 20.5 miliardë lekë mallra, vetëm 1.6% më shumë se një vit më parë. Në të kundërt, importet arritën në 75.6 miliardë lekë, me një rritje prej 12.6%. Kjo diferencë e thellon edhe më tej deficitin tregtar që në gusht arriti në 55 miliardë lekë, 17.4% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Edhe pse gushti sjell më shumë konsum dhe aktivitet ekonomik, prodhimi vendas nuk po e ndjek me të njëjtin ritëm kërkesën. Një nga dobësitë kryesore...
Burimi:
javanews.al