Shqipëri-Azerbajxhan, bashkëpunim akademik për njohjen e historisë së Albanisë së Kaukazit
Historia, kultura dhe trashëgimia e Albanisë së Kaukazit u vunë në fokus të një veprimtarie akademike të zhvilluar sot në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku u promovua libri “Një histori e shkurtër e Albanisë së Kaukazit”, i historianit azerbajxhanas Rizvan Huseynov. Veprimtaria u organizua nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri, me pjesëmarrjen e kryetarit të Akademisë, akad. Skënder Gjinushi, ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov, autorit të librit, njëherazi drejtor i Qendrës për Historinë e Kaukazit, Rizvan Huseynov, si dhe studiuesve e përfaqësuesve të komunitetit udin. Sekretarja shkencore e Akademisë së Shkencave, akad. Anila Hoda, e vlerësoi promovimin si një ngjarje që kontribuon në pasurimin e dialogut shkencor e kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe...
Burimi:
kultplus.com