Shqetësim te Bayern Munich, Vincent Kompany pëson kolaps në stërvitje, situata

Shqetësim te Bayern Munich, Vincent Kompany pëson kolaps në stërvitje, situata

Bayern Munich ka bërë të ditur se trajneri i skuadrës, Vincent Kompany, ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore pas një incidenti të ndodhur gjatë stërvitjes. Sipas informacionit të publikuar nga klubi gjerman, ngjarja u regjistrua të premten, teksa tekniku belg po ndiqte nga afër punën e ekipit të dytë të bavarezëve. Gjatë seancës, Kompany pësoi një kolaps, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e personelit mjekësor. Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, foli për këtë temë. “Shëndeti i Vincent Kompanyt ka përparësi absolute për ne. Te Bayern Munich do të bëjmë gjithçka që ai të rikuperohet sa më shpejt. Vinnie po merr të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme mjekësore, si dhe gjithë kohën që i duhet”, deklaroi Eberl.