“Shpresoj që Tresoldi të zgjedhë Gjermaninë. mund ta zgjidhë problemin e kombëtares me sulmuesit”
E ardhmja e Nicolò Tresoldit, për të cilin interesohen kombëtarja italiane dhe ajo gjermane, është temë diskutimi edhe në Gjermani. Për këtë foli Oliver Bierhoff, ish-drejtues i kombëtares gjermane dhe ish-sulmues i Milanit dhe Udineses, i cili i njeh mirë të dyja vendet. “Zhvillimi i tij mund të shihet vetëm pozitivisht. Fakti që është afirmuar edhe jashtë vendit është vërtet mbresëlënës dhe, natyrisht, e ka ndihmuar të bëjë një hap përpara. Është bërë fizikisht më i fortë dhe ka fituar më shumë besim në vetvete. Fakti që arrin të shënojë edhe në Champions League është një sinjal i rëndësishëm, që tregon se mund të përballojë konkurrencën në nivelet më të larta ndërkombëtare, dhe jo vetëm në kampionatin belg”. Për zgjedhjen mes dy kombëtareve, Bierhoff shtoi:...
Burimi:
telesport.al