Shpërthimi tragjik në pallatin në Elbasan, Llatja: Bonus qiraje për 15 familjet! Probleme me ndërhyrjen? Asnjë vonesë nga zjarrfikësja
15 familjet që u prekën nga shpërthimi në pallatin në Elbasan janë akomoduar në në konvikt të bashkisë dhe do të mbështeten me bonus qiraje. Në një lidhje direkte në Report Tv, kryebashkiaku Gledian Llatja thotë se kjo do të vijojë derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare për situatën. “Momentalisht familjeve u është dhënë mundësia që të akomodohen në strukturat e bashkisë, provizorisht. Zgjidhja tjetër provizore deri në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për ndërtimin e godinës së re për prishjen e saj ose marrjen e një vendimi përfundimtar, do të jetë bonusi i qirasë. Në bazë të legjislacionit shqiptar, këto familje do të përfitojnë bonusin e qirasë për t’u spostuar në një banesë tjetër. Bashkia do të mbështesë 15 familjet me bonusin e familjes gjatë...
Burimi:
javanews.al