Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)
Është gjetur nën rrënojat e godinës trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit të së mërkurës në Elbasan. Trupi i tij u nxor nga ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura në mëngjesin e kësaj të enjte, pas disa orësh kërkimesh. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një apartament, duke shkaktuar dëme të rënda në strukturën e godinës. Si pasojë, muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit u shembën, ndërsa tre kate të ndërtesës u bashkuan në një. Nga ngjarja humbi jetën edhe një 82-vjeçare, e cila banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi. Ndërkohë, 10 persona të tjerë, të cilët pësuan asfiksi, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën....
Burimi:
javanews.al