Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, zbulohet shkaku! ISHTI: Nuk nisi nga rezervuarët, zjarri dyshohet se erdhi nga një automjet që furnizohej!
Zbulohen detaje të reja nga hetimi zyrtar për shpërthimin dramatik të ndodhur mëngjesin e sotëm (9 shtator) te zona e “Brrylit” në Tiranë. “Nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburantit në pikën e shitjes me pakicë “Skënderi G” sh.p.k., në zonën e Brrylit në Tiranë”, sipas vlerësimit paraprak të grupit të inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), i cili ka inspektuar vendngjarjen. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet që ndodhej brenda territorit të stacionit të karburanteve. Më pas, zjarri është shoqëruar edhe me një shpërthim. “Nuk ka pasur shpërthim të rezervuarëve të karburanteve. Dyshohet se zjarri ka nisur nga një automjet me territorin e stacionit të karburanteve, që është shoqëruar dhe me eksplozion”, thotë ISHTI. Grupi...
Burimi:
javanews.al