Shpërthimi te karburanti në Brryl/ Tre pista për zbardhjen e shkakut, çfarë deklaruan punonjësit

Shpërthimi te karburanti në Brryl/ Tre pista për zbardhjen e shkakut, çfarë deklaruan punonjësit

Hetimet për shpërthimin e ndodhur më 9 shtator në stacionin e karburantit “EIDA”, në zonën e Brrylit në Tiranë, vijojnë ende pa një konkluzion përfundimtar mbi shkakun e incidentit, i cili solli edhe shembjen e pjesshme të godinës. Grupi hetimor ka marrë në pyetje tre punonjësit që mbetën të lënduar nga shpërthimi. Sipas dëshmive të tyre, në momentin e incidentit ata po furnizonin me gaz një automjet në sheshin e stacionit. Punonjësit kanë deklaruar se nuk kanë mundur të përcaktojnë se si nisi shpërthimi, pasi ngjarja është zhvilluar brenda pak sekondash. Ndërkohë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët kanë konstatuar pranë godinës së dëmtuar edhe një bombol gazi. Prania e saj ka shtuar dyshimet për një rrjedhje të mundshme ose një defekt në pajisjet...