Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, 2 pistat e hetimit! Zbardhen dëshmitë e punonjësve, nga pompa me defekt, te rrjedhja e gazit

Shpërthimi te karburanti në “Brryl”, 2 pistat e hetimit! Zbardhen dëshmitë e punonjësve, nga pompa me defekt, te rrjedhja e gazit

Hetuesit e ngjarjes së ndodhur në stacionin e karburantit “EIDA” në zonën e Brrylit në Tiranë ditën e djeshme (9 shtator), nuk kanë ende një konkluzion të qartë mbi shkakun kryesor që solli shpërthimin dhe shembjen e pjesshme të godinës. Grupi hetimor ka marrë në pyetje tre punonjësit e lënduar nga incidenti, dëshmitë e të cilëve kanë ndihmuar në ngritjen e tre pistave kryesore të verifikimit. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, tre punonjësit e dëmtuar kanë deklaruar se në momentin e shpërthimit ishin duke furnizuar me gaz një automjet në sheshin e pikës së karburantit. Ata kanë pohuar se nuk e kanë të qartë se si ka nisur incidenti, pasi gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondave. Megjithatë, ekspertët kanë fiksuar se pranë godinës që...