Shpërthimi në Sarandë, njëri prej të plagosurve sillet tek Trauma me helikopter
Fatmir Pepa, njëri prej punëtorëve të mirëmbajtjes të cilët u dëmtuan nga shpërthimi në karburant do të sillet në spitalin e Traumës në Tiranës. Burimet nga spitali i Sarandës bëjnë me dije se 39 vjeçari është në gjëndje të rëndë shëndetësore dhe po transportohet me helicopter drejt Tiranës. Ai ka pësuar djegie në trup. Ndërsa kolegu I tij Florian Bica 27 vjeç ndodhet në spitalin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në karburantin rrugën “Skënderbeu” të Sarandës.
Burimi:
syri.net