Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

Shpërthimi në Elbasan shembi dy kate pallati, Policia jep detajet e para: Një viktimë dhe 10 banorë të asfiksuar, ra zjarr në apartament dhe…

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një apartament në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Si pasojë e shpërthimit, raportohet se janë shembur muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit. Një grua 82-vjeçare, e cila jetonte në apartamentin ngjitur ka ndërruar jetë. Në ndihmë kanë ardhur edhe zjarrfikës nga Tirana. Menjëherë pas ngjarjes, ka nisur evakuimi emergjent i banorëve të ndërtesës. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur nxjerrjen e banorëve, duke ndërhyrë përmes shkallëve të emergjencës së zjarrfikësve. E gjithë godina është evakuuar, ndërsa 10 persona kanë mbetur të asfiksuar si pasojë e ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, personat e asfiksuar janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, ekipet e emergjencës ende nuk kanë mundur të hyjnë në...