Shpërthimi lë 15 familje mbeten pa shtëpi, bashkia i strehon në një konvikt

Shpërthimi lë 15 familje mbeten pa shtëpi, bashkia i strehon në një konvikt

Shpërthimi i fuqishëm që tronditi sot një pallat në Elbasan, duke i marrë jetën një personi dhe duke plagosur 10 të tjerë, ka lënë pas pasoja të rënda edhe për banorët e godinës. Si pasojë e shpërthimit, pallati pësoi dëmtime të konsiderueshme strukturore, me shembjen e dy kateve dhe shkatërrimin e katit të pestë. Në këtë situatë, 15 familje që banonin në godinë kanë mbetur pa strehë. Për t’u ardhur në ndihmë, Bashkia e Elbasanit ka bërë të mundur sistemimin e tyre të përkohshëm në një konvikt pranë pallatit të dëmtuar. Ndërkohë, bëhet me dije se tre prej familjeve të prekura ndodhen aktualisht në emigrim.