Shpërthimi i dyshuar i murtajës në Rusi, SHBA kërkon transparencë nga Moska –

Shpërthimi i dyshuar i murtajës në Rusi, SHBA kërkon transparencë nga Moska –

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka bërë thirrje zyrtare Moskës që të tregojë transparencë të plotë dhe të ndajë informacione, pas raportimeve për vdekjen e një punonjëseje laboratori në Siberi që dyshohet se lidhet me murtajën. Rubio theksoi se SHBA-ja po e monitoron situatën nga afër, por paralajmëroi se do të ishte e pamatur të spekulohej pa pasur të dhëna të plota. “Sa herë që dëgjoni se ka ndonjë sëmundje që ka infektuar dikë në një laborator kudo në botë, do të shqetësoheni për këtë… Mendoj se është detyrë e Rusisë që padyshim të ndajë më shumë informacione me botën. Kjo është ajo që duhet të bëjë,” deklaroi Sekretari i Shtetit. Autoritetet ruse pretendojnë se situata është nën kontroll, mirëpo rasti ka nxitur...