Shpërthimi i çantës në Athinë plagos 4 persona, dyshohet për drogë dhe eksploziv brenda saj

Shpërthimi i çantës në Athinë plagos 4 persona, dyshohet për drogë dhe eksploziv brenda saj

Katër persona, mes tyre dy policë, kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një çante në zonën Kolonos të Athinës. Njëri prej efektivëve ka pësuar dëmtime më të rënda, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Shpërthimi ndodhi këtë të mërkurë, në rrugën Platonos, në hyrje të një pallati në kryeqytetin grek. Sipas raportimeve paraprake, brenda çantës dyshohet se kishte lëndë narkotike dhe një mjet shpërthyes të improvizuar. Ngjarja u zbulua pas një telefonate të administratorit të pallatit, i cili njoftoi policinë për çantën e braktisur dhe kërkoi ndërhyrjen e efektivëve për ta marrë atë. Kur dy policët mbërritën në vendngjarje, hapën çantën dhe konstatuan materiale që dukeshin si drogë, një peshore dhe disa pilula, sipas dëshmisë fillestare të njërit prej tyre. Në rrethana ende...