Shpërthime të fuqishme në Kiev gjatë vizitës së kancelarit gjerman/ Merz mesazh të fortë nga Ukraina: Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte

Shpërthime të fuqishme në Kiev gjatë vizitës së kancelarit gjerman/ Merz mesazh të fortë nga Ukraina: Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte

Shpërthime janë dëgjuar këtë të diel në Kiev, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz ndodhet në kryeqytetin ukrainas për vizitën e tij të dytë që prej marrjes së detyrës. Autoritetet ukrainase kishin paralajmëruar për praninë e dronëve rusë në hapësirën ajrore, ndërsa gjatë alarmit është goditur edhe ura Pivnichnyi në Kiev. Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitali Klitschko, i cili njoftoi se goditja kishte prekur pjesën e rrugës së urës dhe se ekipet e emergjencës ishin nisur drejt vendit të ngjarjes. Pak pas mbërritjes, Merz shkroi në X se Ukraina ndodhet përpara “javëve vendimtare” dhe se rezultati i luftës nuk përcakton vetëm të ardhmen e Ukrainës, por lidhet drejtpërdrejt edhe me sigurinë e Gjermanisë. “Ukraina ndodhet përpara javëve vendimtare. Për këtë arsye jam nisur...