Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

Shpërthim tritoli në një banesë në Tiranë, panik te banorët!

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Tiranë, në zonën e Xhamllikut. Lënda plasëse ishte vendosur në katin e parë, në derën e një banese, në rrugën “Sadik Petrela”. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz. Shpërthimi i ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit shkaktoi panik edhe tek banorët e zonës. Pronarja e banesës është marrë në pyetje nga grupi hetimor, e cila ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori. 47-vjeçarja ishte e divorcuar prej disa vitesh dhe në banesë jetonte me djalin dhe vajzën. Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak Më datë 14.11.2026, rreth orës 02:50, në rrugën “Sadik Petrela”, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar...