Shpërthim në një pikë karburanti në Sarandë, dy persona përfundojnë me djegie në spital

Shpërthim në një pikë karburanti në Sarandë, dy persona përfundojnë me djegie në spital

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti “Ano Oil” në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Sarandës. Sipas burimeve nga bluzat e bardha, të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup, dhe Florian Bica, 27 vjeç, i cili është dërguar në spital pasi ka pësuar tronditje si pasojë e shpërthimit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për situatën. Ngjarja vjen rreth tri javë pas shpërthimit në një pikë karburanti te Brryli në Tiranë, ku u dëmtuan tre punonjës.