Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti
Një automjet tip “Volkswagen” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, pasi dyshohet se një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në njërën prej gomave të para të tij. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00. Automjeti ku ishte vënë lënda shpërthyese është djegur, ndërsa nga përhapja e flakëve është dëmtuar edhe një makinë tip “Benz”, e parkuar pranë tij. Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 02:00 të datës 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në njërën prej gomave të para të automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të...
Burimi:
javanews.al