Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, detajet e para

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur në Sektor Fllakë në Durrës, në derën e një lokali. Policia e Durrësit informon se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. “Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia. Sakaq, hetimet po vijojnë me qëllim identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.