Shpërthim i fortë në pikën e karburantit ‘AN OIL’ në Sarandë, 2 të plagosur! PAMJET: Qytetari merr flakë, vrapon…
pamje nga vendi i ngjarjes SARANDË-Një shpërthim i fortë në një pikë karburanti 'AN OIL' në Sarandë në rrugën “Skënderbeu” ka lënë dy të plagosur. Sipas raportimeve paraprake bëhet me dije se të plagosurit Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27 vjeç, janë transportuar në spital pas lëndimeve nga shpërthimi. Në pamjet pas shpërthimit në karburantin 'AN OIL', shihet një person i cili ka marrë flakë, teksa vrapon në rrugë. Në një momet, ai bie në tokë dhe kalimtarët i shuajnë flakën me xhaketë. Në video shihen dëmet e shkaktuara në karburant nga shpërthimi, mes tyre edhe një atlete dhe tavani i djegur i subjektit. Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka...
Burimi:
zeri.ai