Shpërthen Tabaku: Po si mund të flasësh për shtet, kur qeveria Rama i ka dhënë besën krimit

Shpërthen Tabaku: Po si mund të flasësh për shtet, kur qeveria Rama i ka dhënë besën krimit

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, deklaroi se zhvillimet që përfshijnë drejtuesen e SHISH-it dhe ish-kreun e Policisë së Shtetit janë goditje e rëndë për besimin e qytetarëve te institucionet e sigurisë. Tabaku tha se vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra të Hysenit, pas kërkesës së SPAK-ut, si dhe kontrollet e autorizuara ndaj Prodës, përbëjnë një zhvillim tronditës për shtetin shqiptar. “Nuk besoj se dje ka qenë një ditë e mirë për Shqipërinë. Ne jemi opozitë, por nuk gjetëm asnjë lajm të mirë në marrjen nën hetim të kreut të SHISH-it. Ishte një lajm i trishtë për Shqipërinë, për shtetin shqiptar dhe për...