Shpërthen një vatër zjarri në Nikël, izolohen flakët në fshatin Qinam

Shpërthen një vatër zjarri në Nikël, izolohen flakët në fshatin Qinam

Dy vatra zjarri janë aktivizuar këtë pasdite të së premtes në zonën e Niklës. Një prej tyre është shfaqur në fshatin Qinam, ku flakët kanë qenë intensive. Forcat zjarrfikëse të Kamzës kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë arritur të izolojnë vatrën, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Ndërkohë, një tjetër vatër është raportuar në Greps, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Në terren vijon puna e forcave zjarrfikëse për neutralizimin e situatës. Situata po monitorohet, ndërsa ndërhyrja vijon për të parandaluar përhapjen e flakëve në zona të tjera.