Shpërthen Gaz Bardhi, kërkon lirimin e 14 protestuesve të ndaluar: Po dhunohen në polici
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përplasjes së regjistruar një ditë më parë mes policisë dhe protestuesve, duke dënuar përdorimin e forcës nga efektivët dhe duke kërkuar lirimin e 14 personave të arrestuar. Përmes një reagimi, Bardhi e cilëson protestën si pjesë të 95 ditëve të rezistencës qytetare, ndërsa akuzon qeverinë se, përballë mungesës së argumenteve, po u përgjigjet qytetarëve me polici dhe dhunë. Sipas tij, përdorimi i forcës nuk mund të ndalë protestën dhe as të shuajë kërkesat e qytetarëve. “95 ditë protestë. 95 ditë rezistencë. Dhe përgjigjja e qeverisë? Dhunë dhe polici! Kur një pushtet nuk ka më argumente, përdor forcën. Kur nuk dëgjon më qytetarët, përpiqet t’i trembë. Por qytetarët nuk tremben”, shkruan Bardhi. Ai vijon...
Burimi:
ntv.al