Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Roskovec, duke plagosur të zonjën e shtëpisë, Naile Sopikun. Sipas të dhënave, gruaja ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, shkruan A2. Ajo është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet të transportohet drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të shpërthimit.