Shpërthen bombola e gazit në banesë, 74-vjeçari pëson djegie në fytyrë
Një 74-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit, pasi një bombol gazi shpërtheu në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50. Si pasojë e shpërthimit, shtetasi me inicialet Th. K. ka pësuar djegie në fytyrë dhe është transportuar në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Sipas informacioneve paraprake, 74-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka konfirmuar ngjarjen, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të shpërthimit. “Rreth orës 06:50, në banesën e shtetasit Th. K., rreth 74 vjeç, në fshatin Pojan, ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit, ka pësuar djegie në fytyrë vetë shtetasi Th. K., i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e...
Burimi:
ntv.al