Shpërthen bombola e gazit, 74-vjeçari dërgohet në spital me djegie në fytyrë
Një shpërthim i një bombole gazi ka shkaktuar lëndimin e një 74-vjeçari mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:50, në banesën e të moshuarit. Nga shpërthimi, 74-vjeçari me inicialet Th. K. ka marrë djegie në fytyrë dhe është dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit.
Burimi:
kohajone.com