Shpërndarje droge pranë shkollave, rrjeti përdorte monopatina, taksi dhe motorë picash

Shpërndarje droge pranë shkollave, rrjeti përdorte monopatina, taksi dhe motorë picash

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit në burg për 31 persona të dyshuar si pjesë e grupeve që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe pranë institucioneve arsimore. Sipas të dhënave të hetimit, grupet vepronin në 8 zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa në secilën zonë rreth 4 persona merreshin me shpërndarjen e drogës. Për dokumentimin e aktivitetit, hetuesit përdorën agjentë të infiltruar dhe kryen blerje të stimuluara, përfshirë raste pranë shkollave. Policia ka dokumentuar me pamje filmike edhe raste të dorëzimit të dozave pranë dyerve të shkollave, përfshirë raste ku blerësit ishin të mitur. Shpërndarja dyshohet se kryhej pranë shkollave “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Cajupi”, “Ekonomiku Profesional”, “Hoteleri-Turizmi” dhe “Qemal Stafa”. Për të shmangur identifikimin...