Shpërndanin lëndë narkotike në Sarandë dhe Ksamil/ Gjykata lë në burg 20 persona, mes tyre dhe të huaj
Një grup prej 20 personash është lënë në burg pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Sarandës për shpërndarje të lëndëve narkotike në Sarandë dhe Ksamil. Sipas njoftimit të bërë publik nga Prokuroria, të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin në shpërndarjen e llojeve të ndryshme të lëndëve narkotike si kanabis dhe kokainë. Droga shpërndahej në zona të frekuentura edhe nga turistë të huaj që dyshohet se kanë qënë klienta, si dhe pranë gjimnazeve. NJOFTIMI I PROKURORISE: “Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë u dha masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për 20 persona, të akuzuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ parashikuar nga neni 283/1/2 të Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.442 të...
Burimi:
gijotina.com