Shpejtësia po ua merr jetën të rinjve tanë, vdesin tre të rinjë

Shpejtësia po ua merr jetën të rinjve tanë, vdesin tre të rinjë

Tragjedia e rëndë në Glyfada të Athinës, ku tre shqiptarë humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë, është një tjetër kambanë alarmi. Pesë të rinj udhëtonin së bashku në një automjet, por vetëm pak çaste mjaftuan që gjithçka të përfundonte në tmerr. Makina doli nga rruga dhe u përplas me një mur betoni, duke u shkatërruar pothuajse plotësisht. Autoritetet greke duhet të përcaktojnë shkakun e saktë të aksidentit, por pamjet dhe pasojat e përplasjes rikthejnë një plagë të rëndë të kohës sonë: shpejtësinë e pakontrolluar në rrugë. Të rinjtë po humbasin jetën për disa minuta nxitim, për dëshirën për të mbërritur pak më shpejt apo për emocionin e rrezikshëm që krijon shtypja e gazit. Por rruga nuk fal. Shpejtësia nuk është trimëri....